Politikë

Politikë Më shumë

Orav: Duhet ta bindni BE-në që e meritoni antarsimin

Prej tvteuta2 May 2017

Megjithse Mali i Zi është duke ecur me hap të sigurtë drejt integrimeve evropiane, në disa sfera akoma ekzistojnë probleme evidente, paralajmëroi shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë Aivo Orav për agjensinë Mina.  Sipas, tij mungesat kryesore vërehen në sferat e lirive të mediave dhe mborjtjes së mjedisit, ku ai përmendi veçanërisht Kriporen e Ulqinit. Orav siguroi se Mali i Zi paraqet një interes për Evropën dhe ato po tentojnë që ta ndihmojnë vendin në plotësimin e kërkesave për antarsim. Në pyetjen se  kur mund të pritet zgjerimi i Bashkimi Evropian, Orav tha se kjo varet nga implementimi i reformave të duhura nga vendet e Ballkanit perendimor, ndër të cilat bën pjesë edhe Mali i Zi.