Ekonomi

Aktuale Më shumë

Orav: Do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha projektet e rëndësishme në Ulqin

Prej tvteuta10 October 2017

Ambasadorët e njëmbëdhjetë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Aivo Orav, vizituan sot Ulqinin ku  takuan edhe me zyrtarët e Komunës. Gjatë takimit u diskutua për arritjet dhe rezultatet në zgjidhjen e problemeve me të cilët përballet Ulqini. Orav tha se është i nderuar që viziton Ulqinin dhe që iu dha mundësia që me kryetarin Cungu të diskutojë për projektet e Bashkimit Evropian në qytetin tonë . Ai theksoi se BE-ja çdo vit Malit të Zi i jep 35 milionë euro përmes asistencës së para-anëtarësimit, dhe në pyetjen se sa është i kënaqur me mënyrën e shpenzimit të këtyre mjeteve , ai tha se rëndësi ka që të kënaqur të jenë qytetarët e Malit të Zi dhe Ulqini, e jo ai personalisht. Në lidhje me fatin e Kripores, Orav tha se ajo është  shumë e rëndësishme për qytetarët e Malit të Zi dhe të gjithë Evropën, kështu që patjetër do të vazhdojnë të përcjellin ngjarjet rreth saj. Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, tha se kjo vizitë është dëshmi e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Ulqinin dhe Malin e Zi. “Projektet që janë duke u zbatuar në nivelin e Malit të Zi janë të pranishëm edhe në Ulqin, dhe për këtë arsye  duhet të përgatitemi që të thithim sa më shumë fonde për zbatimin e projekteve të ardhshme, të cilët kryesisht kanë të bëjnë me rregullimin e sistemeve të furnizimit me ujë, energji elektrike dhe kanalizimit. Në bashkëpunim me ministritë dhe Qeverinë e Malit të Zi do të aplikojmë për këto projekte dhe jam i sigurt se së shpejti do të kemi investime konkrete “, përfundoi Cungu.