Orav: BE përcjell me kujdes situatën në Mal të Zi
Prej tvteuta09:55, 2 Shkurt 2019
Bashkimi Evropianë përcjell me kujdes zhvillimin e situatës në Mal të Zi , pa qëllim që të përzihet në punën e organeve kompetente shtetërore , ka deklaruar shefi i delegacionit Aivo Orav. Ai ka shtuar se të gjitha çështjet do të gjenden në raportin e radhës të Komisionit evropian. ‘Dua të theksoj se janë dy çështje të cilat për ne kanë rëndësi të veçantë në këtë moment. Çështja e parë ka të bëjë me reagimin , gjegjësisht veprimin e organeve shtetërore , kurse e dyta është që gazetarëve duhet tu sigurohet mjedisi në të cilin mund të veprojnë pa shqetësime nga ambienti përreth. Komisioni evropian është duke punuar në hartimin e raportit për Malin e Zi i cili duhet të publikohet brenda disa muajsh dhe natyrisht të gjitha këto çështje do të përpunohen dhe analizohen’, ka theksuar Orav.