“Ora qytetare” në Tuz
Prej tvteuta12 June 2019
Në Tuz, në sallën e Kuvendit, dje u mbajt “Ora qytetare”, projekt ky të cilin Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi, e filloi në muajin e kaluar me qëllim të promovimit të thirrjes ushtarake dhe që po realizohet në bashkëpunim me qeverisjet lokale, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë dhe komunikimit me të rinjtë, të moshës nga 18 deri në 21 vjeç, njoftoi Radio Televizioni i Malit të Zi. Të pranishmëve, në fillim, ju drejtua Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili i falënderoi të pranishmit dhe mysafirët nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Malit të Zi, për prezantimin e programit të kësaj Ministrie dhe të Ushtrisë për banorët e kësaj Komune dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejshëm. Drejtori i Drejtorisë për resurset njerëzore pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi, Mihajllo Vollkov, tha se ky projekt u kushtohet kryesisht të rinjve, por edhe atyre të cilët janë të interesuar të punojnë me dhe për Ushtrinë e Malit të Zi, duke shtuar se kjo u siguron atyre punësim të garantuar dhe një të ardhme më të sigurt.