Aktuale Më shumë

Opozita tërheq iniciativën për mosbesimin e Qeverisë

Prej tvteuta10:55, 14 Dhjetor 2021

Opozita e tërhoqi dje nga procedura parlamentare nismën për mosbesimin e Qeverisë së Malit të Zi. Në një deklaratë të përbashkët thuhet se duke pasur parasysh njoftimin e Frontit Demokratik se do të paraqesin nismën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit bisedimet për formimin e shumicës së re parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

Opozita është e bindur se do të formohet një shumicë e re parlamentare dhe në atë mënyrë do të krijohen parakushtet e nevojshme për rënien e Qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. “Për këtë arsye ne tërheqim iniciativën për votim mosbesimi ndaj qeverisë”, thuhet në deklaratë. Përndryshe, në fund të muajit të kaluar 40 deputetë të Partisë Socialdemokrate, Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Liberale, Socialdemokratëve, Partisë Boshnjake dhe Listave Shqiptare kishin dorëzuar në procedurë parlamentare iniciativën për votëbesimin e qeverisë.

Tërheqjen e iniciativës, kryeministri Zdravko Krivokapiq e cilësoi si fitore të Qeverisë dhe humbje të atyre që u munduan ta rrëzonin atë përmes korrupsionit politik.

  • 1

    Radio