Opozita: Të hetohen financimet e PDS-së
Prej tvteuta16:25, 5 Janar 2019
Deklaratat e presidentit të Atlas grupës Dushko Knezheviq, se ka dhënë mjete financiare për fushatën e Partisë Demokratike të Socialiste në zgjedhjet lokale në Podgoricë, për çka nuk ka pasur dokumentacion përkatës, ka ngjallur reagimet e para nga partitë opozitare. Nga Demokratët thonë se tashmë është e qartë se nga vijnë paratë e Partisë Demokratike të Socialistëve për fushatat zgjedhore, dhe pse për to kjo nuk përbën asgjë të re ,por i surprizon fakti që për këtë nuk është nisur asnjë hetim. Nga Lëvizja qytetare URA kanë kërkaur që Prokuroria të fillojë të merret me punën e vet dhe seriozisht të hetojë financimin e partisë në pushtet nga fondet e zeza.