Opozita takohet të hënën
Prej tvteuta10:05, 14 Tetor 2017
Partitë opozitare në Mal të Zi, Demokratët, URA, Partia Socialdemokrate, Partia Socialiste Popullore dhe Demos, do të takohen ditën e hënë me qëllim që të diskutojnë për temat aktuale politike dhe aktivitetet e ardhshme.
Nedeljko Rudoviq, nënkryetari i URA-s, ka deklaruar se opozita do ta përforcojë edhe më tej qëndrimin e njohur për zgjedhjet e parakohëshme si parakusht për hapjen e dialogut dhe tejkalimin e krizës. Kryteari i PSP-së Vlladimir Jokoviq, tha për Pobjeda se tema e bisedimeve nuk është caktuar saktësisht, por do të bisedohet për të gjitha çështjet aktuale, ndër të me siguri edhe për sugjerimet e OSBE-së. Ai shprehu besimin se ndërmjet përfaqësuesve të partive opozitare do të ketë mirëkuptim të plotë për të gjitha çështjet.