Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Opozita sot bllokon rrugët në Shqipëri

Prej tvteuta24 April 2017

Në Shqipëri, opozita sot do të zhvillojë një protestë njëorëshe duke bllokuar trafikun kombëtar. Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha nga çadra e opozitës se do të jetë një sakrificë e vogël, por një dhuratë e madhe për Shqipërinë e re. “Bashkohemi të bllokojmë të keqen me këtë paralajmërim për t’i hapur rrugë të mirës për çdo shqiptar duke larguar e mundur drogën, krimin, qytetarëve, të drejtën për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme”, tha Basha. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shqipërisë tha se nuk është dhënë leje për këtë protestë. Sipas tij zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cenim të rëndë të rendit publik. Asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë.