Politikë

Politikë Më shumë

Opozita nuk do të njohë zgjedhjet në Nikshiq

Prej tvteuta7 March 2017

Opozita nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në Nikshiq, për shkak se ato janë vazhdim i të ashtuquajturit “grushtit të shtetit”, tha zyrtari i Fornitit Demokratik  Millutin Gjukanoviq, transmetojnë mediat malazeze. Në pyetjen se pse opozita, duke e ditur se nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve, vendosi të emërojë përfaqësuesit e tyre në komisionet zgjedhore, Gjukanoviq tha se ato “nuk do të lejojnë që PDS të vjedhë zgjedhjet.” “PDS do të donte që të mos ketë asnjë përfaqësues të opozitës në komisionet zgjedhore, por ne nuk duam të lejojmë vjedhjen e zgjedhjeve. Është e qartë se e gjithë kjo është e planifikuar, po ashtu edhe rritja e daljes në zgjedhje, por ne do ta ndalojmë këtë “, ka thënë Gjukanoviq. Sipas tij, nuk do të ketë pengesa në vendvotimet nga ana e përfaqësuesve të opozitës, dhe se ata do të respektojnë ligjin.