Opozita: Nuk ka kthim në Kuvend
Prej tvteuta15:37, 3 Gusht 2017
Zv.presidenti i SHBA-së Mike Pence gjatë takimit me liderët e disa partive opozitare u sugjeroi atyre që të ndërpresin bojkotin dhe të kthehen në Kuvend, por sipas Dritan Abazoviq, kryetarit të URA-s , kjo nuk do të ndodhë.
Ai tha se sugjerimi i Pence ishte dashamirës dhe i sinqertë, por edhe argumentët e tyre për bojkotin u pranuan. Sipas Abazoviq, takimi kishte rëndësi të veçantë pasi they synimin e partisë në pushtet që të prezantohet si e vetmja ruajtëse e vlerave perendimore. Ai shtoi se do të ishte surprizë sikur ndonjë subjekt opozitar ta ndërpresë bojkotin në të ardhmen.