Opozita nesër prezanton keqpërdorimet në ditën e zgjedhjeve
Prej tvteuta8 December 2016
Përfaqësuesit e opozitës – Demokratët, Partia Socialdemokrate, Demos, PSP dhe URA, do të paraqesin nesër raportin e tyre në lidhje me ngjarjet gjatë ditës së zgjedhjeve. “Prezantimi organizohet për përfaqësuesit e korit diplomatik në Mal të Zi dhe do të marrin pjesë edhe deputetët e opozitës në Kuvend. Është pohuar se përfaqësuesëve të korit diplomatik do tu drejtohen deputetët dhe liderët e partive Aleksa Beçiq, Ranko Krivokapiq , Miodrag Lekiq, Danijela Paviqeviq dhe kryetari i URA Zharko Rakçeviq. Prezantimi do të mbahet në sallën Blu të Kuvendit të Malit të Zi.