Aktuale Më shumë

Opozita në Shkup kundër Ballkanit të Hapur, VRMO bllokon nismën në Kuvendin maqedonas

Prej tvteuta16:29, 29 Shtator 2022

Tre vite pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në Ballkanin e Haipur, opozita në Shkup ka dalë kundër nismës së bashkëpunimit rajonal duke bllokuar miratimin e disa ligjeve në Kuvend. Marrëveshjet për qasjen e tregun e punës, për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare dhe të sigurisë ushqimore, si dhe për ndërlidhje dhe identifikim elektronik, janë bllokuar në komisionet e Kuvendit maqedonas që drejtohen nga partia opozitare, VMRO DPMNE.
Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha se ligjet e nismës rajonale nuk do të kalojnë për miratim në seancë plenare sepse Qeveria nuk e informon opozitën se cili është qëllimi i Ballkanit të Hapur. Ai tha se pret nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ta ftojë në takim dhe t’i sqarojë se çfarë kërkon Maqedonia [e Veriut] në një grupi rajonal me Serbinë dhe Shqipërinë.
“Kur të marrim të dhëna se cili është qëllimi i iniciativës dhe çfarë sjell ajo për vendin tonë, atëherë mund të ulemi dhe të flasim më konkretisht për mbështetje”, ka deklaruar Mickoski, duke aluduar në Shqipërinë dhe Serbinë të cilat nuk kufizohen me njëra tjetrën. Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate, e cila drejtohet nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, kërkoi të mërkurën nga VMRO DPMNE-ja që të mundësojë ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

  • 1

    Radio