Opozita kundër pjesmarrjes në qeveri
Prej tvteuta1 December 2016
Subjektet opozitare në Mal të Zi, pothuajse të gjitha me rradhë janë shprehur kundër thirrjes së kryeministrit Dushko Markoviq për pjesmarrje në qeverinë aktuale. Për Demokratët pjesmarrja në qeveri do të ishte tradhti me përmasa kombëtare, kurse nga Demos kanë deklaruar se thirrja për këtë subjekt është e papranueshme dhe se zgjidhja më e mirë ëshë përsëritja e zgjedhjeve. Edhe nga URA dhe Partia Socialdemokrate më herët janë shprehur se nuk do të marrin parasysh thirrjen e Markoviq dhe kanë njoftuar se së shpejti do të dërgojnë iniciativën për përsëritjen e zgjedhjeve.