Opozita ka mbledhur 40 nënshkrime për mocion ndaj Qeverisë
Prej tvteuta5 May 2017
Opozita në Kuvendin e Kosovës i ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për të thirrur seancën e jashtëzakonshme për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë dhe sot kërkesa do të deponohet në Kuvend. Këtë e ka konfirmuar Pal Lekaj i AAK –së. Sipas burimeve të KTV pritet që brenda ditës Kryesia të mblidhet e ta shqyrtojë kërkesën dhe brenda 48 ore të thirret seanca e jashtëzakonshme. 8 nënshkrime të deputetëve të partive në pushtet ka arritur t’i sigurojë AAK-ja. Pritet shpejt edhe një konferencë e opozitës në Kuvend.