Politikë Më shumë

Opozita bojkoton takimin e thirrur nga Brajoviq

Prej tvteuta11:03, 2 Qershor 2020

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq organizoi sot një takim me përfqësuesit e subjekteve politike, me qëllim siç kumtohet nga zyra e tij, për përirsimin e ambientit zgjedhor. Por thirrjes së kryeparlamentarit iu përgjigjen vetëm përfaqësuesit e partive që përbëjnë koalicionin qeverisës, dhe nuk mori pjesë asnjë nga opozita. Brajoviq mungesën e tyre e cilësoi si mungesë serioziteti, pasi sipas tij, asnjë lloj kuadri ligjor elektoral, nuk mund tu japë atyre fitore në zgjedhje. Në takim ishte prezent edhe presidenti Millo Gjukanoviq në rolin e kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, kurse nga partitë shqiptare, morën pjesë edhe liderët e Forcës dhe Alterantivës Shqiptare, kurse UDSH-në e përfaqësoi nënkryetarja Hatixhe Gjoni. Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit, Branimir Gvozdenoviq dhe Genci Nimanbegu. Në takim u fol për aktivitetet që duhen ndërmarrë në prag të zgjedhjeve parlamentare, me forcimin e të cilave do të rritej edhe besimi i opinionit publik në drejtësin dhe lirinë e tyre, si dhe organizimi i një pjese të zgjedhjeve lokale  së bashku me ato parlamentare.

  • 1

    Radio