Politikë Më shumë

Opozita bojkotoi festimin. Gjeloshaj: “Janë kundër Tuzit”

Prej tvteuta10:06, 3 Shtator 2019

Në festimin e Ditës së Komunës së Tuzit, më 1 shtator, u vërejt mungesa e partive të opozitës, të cilat si arsyetim për këtë kanë cekur mospajtimin me ndryshimin e e datës së festimit, e cila më heret ishte më 15 dhjetor. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dhe kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj, për TV Teuta këtë akt të opozitës e kanë quajtur si veprim të atyre që nuk mund të pajtohen me humbjen e pushtetit dhe të drejtuar kundër vetë Komunës së Tuzit. Gjeloshaj shkoi edhe më larg duke e quajtur Partinë Demokratike të Socialistëve në Tuz edhe kundërshtare të vetë kryetarit të tyre Gjukanoviq dhe kryeministrit Markoviq, të cilët e kanë miratuar këtë datë. Për Ditën e Komunës së Tuzit u organizua ceremoni solemne në Qendrën Kulturore Informative, kurse në mbrëmje në qendrën e Tuzit u mbajt koncert i grupit Elita 5.

  • 1

    Radio