Opozita: As ky buxhet nuk do të realizohet

Prej tvteuta15:48, 29 Dhjetor 2018

Nga partitë opozitare në Komunën e Ulqinit nuk janë optimist për realizimin e buxhetit për vitin 2019. Sipas këshilltarit të URA-s Omer Bajraktari, propozimi që doli para këshilltarëve ndryshon nga ai që ishte në shqyrtimet publike dhe kjo tregon se qytetarët nuk janë të njoftuar si duhet me përmbajtjen e buxhetit, prandaj ai nuk mund të marrë përkrahjne e këtij subjekti politik. Naser Resulbegoviq nga Partia Socialdemokrate , i cili abstenoi në votim,  shprehu mendimin se buxheti nuk  është i vendosur në baza reale dhe si i tillë nuk mund të realizohet sipas planit. Sipas këshilltarëve të opozitës, realizimet e buxheteve në vitet e kaluara nuk japin optimizëm as për realizimin e buxhetit  për vitin e ardhshëm.

  • 1

    Radio