Slider Më shumë

Omicron po bëhet varianti domunues edhe në Mal të Zi

Prej tvteuta18:37, 25 Dhjetor 2021

Omicron po bëhet lloji dominues i virusit korona, prandaj mund të pritet një rritje e numrit të të infektuarve, tha sot ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. “Kjo shpjegon rritjen e numrit të infeksioneve dhe rritja pritet të vazhdojë”, tha ministrja.

Ajo u shpreh se Ministria e Shëndetësisë ka qenë këmbëngulëse, e udhëhequr ekskluzivisht nga profesioni, që të mos lejojë tubime masive dhe koncerte nëpër sheshe për të festuar festat e Vitit të Ri. Ajo theksoi se omikroni është më ngjitës se llojet e tjera, por nuk mund të thuhet me siguri nëse do të ketë rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spitale.

E pyetur nëse është e mundur të ndodhë një mbyllje e pjesshme apo e plotë në rast të rritjes së numrit të të infektuarve, ministrja tha se masat duhet të përcjellin situatën epidemiologjike.

  • 1

    Radio