Sociale Më shumë

OKB bën thirrje për kursimin e ujit

Prej tvteuta00:52, 22 Mars 2015

Presioni lidhur me burimet mbarëbotërore të ujit është në rritje dhe ne duhet të mësojmë që ta përdorim me kujdes këtë mall të rrallë. Ky  konkluzion arrihet në raportin aktual botëror të UNESCO-s për ujin te cilin e ka paraqitur  autori kryesor  Richard Connorme rastin e 22 marsit,dites se ujerave. Furnizimi me ujë të pijshëm përbën vetëm një kuotë minimale në konsumimin global të ujit.,ndersa më së shumti ujë konsumon bujqësia në mbarë botën, si dhe sektori i industrisë dhe i energjetikës. “Tani ne do të ushtrojmë presion, që ta përfshijmë edhe ujin si një objektiv më vete, në të cilin krahas aksesit tek uji i pijshëm dhe kujdesit sanitar, të bëjë pjesë edhe mbrojtja e menaxhimi profesional i burimeve të ujit në përgjithësi, deklaron eksperti i UNESCO-s. Kësisoj në të ardhmen duhet të shmanget shpërdorimi i ujit dhe të garantohet mbrojtja e mjedisit.

 

  • 1

    Radio