Aktuale Më shumë

OKB: 2.6 milionë refugjatë ukrainas të larguar nga lufta

Prej tvteuta11:09, 13 Mars 2022

 

Kombet e Bashkuara njoftojnë se numri i përgjithshëm i refugjatëve ukrainas, që nga nisja e konfliktit në datën 24 Shkurt, ka mbërritur në më shumë se 2.6 milionë persona.

Polonia është vendi që ka pritur më shumë refugjatë deri më tani, më shumë se 1.6 milionë.

Një pjesë e tyre janë drejtuar drejt vendeve të tjera europiane, por rreth 1 milion kanë gjetur strehë në tokën polake.

Roja kufitare polake bën me dije se ditën e shtunë, kanë kaluar kufirin polak më shumë se 46 mijë persona, një shifër më e lartë se një ditë më parë.

Ndërkohë po të shtunën, rreth 2 mijë persona janë larguar nga Kievi sipas Emergjencave Civile të Ukrainës.

Një varg prej 40 autobusësh ka mbërritur në fshatin Bilhordok pasditen e sotme.

Ata janë ndihmuar me veshje, medikamente dhe ushqime.

  • 1

    Radio