OJQ-të: Pa rregullimin e Port Milenës, mbrojtja e Kripores nuk do të mjaftojë
Prej tvteuta20:36, 29 Janar 2019
Në shqyrtimin publik që u mbajt ditën e hënë në lidhje me Studimin për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit, shqetësimet e tyre për situatën e krijuar i paraqiten edhe organizatat joqeveritare që merren me ruajtjen e ambientit. Ato për TV Teuta thanë se mbrojtja e Kripores është prioritet dhe duhet të ndodhë, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të rregulluar problemet e mjedisit në Ulqin. Xhelal Hoxhiq nga OJQ Hapi i Gjelbër theksoi se Kriporja dhe Port Milena janë të lidhur ngushtë dhe pa zgjidhur problemin e kësaj të fundit, gjendja e ambientit nuk do të përmirsohet dukshëm, kurse Zenepe Lika nga OJQ Martin Schneider Jakoby, shprehu rezerva edhe për kapacitetin kadrovik që posedon Komuna e Ulqinit për të menaxhuar Kriporen. Problem shtesë paraqet edhe pamunësia financiare e kësaj të fundit për të menaxhuar Kriporen si zonë të mbrojtur.