Sociale Më shumë

OJQ-të: Mosformimi i Këshillit ndikon negativisht në transparencën e pushtetit lokal

Prej tvteuta10:14, 11 Shkurt 2017

Kuvendi Komunal i Ulqinit u ka dërguar OJQ-vë kërkesë për nisjen e propozimeve në adresë të këtij institucioni, për Programin e punës së Kuvendit lokal për vitin 2017.  Kryetari i shoqatës Horizonti i Ri, Nazif Veliq, tha për televizionin Teuta se ato kanë dërguar një sërë propozimesh ndër të cilët më i rëndësishmi është ai për formimin e Këshillit për mbrojtjen e vetqeverisjes lokale, i cili duhej të formohej që në vitin 2008, por që akoma nuk ka ndodhur.

Veliq tha se në vitin 2014 është bërë një tentativë për formimin e këtj këshilli, bile ishin caktuar edhe kandidatët, por çdo gjë mbeti pezull. Drejtori ekzekutiv i OJQ MogUL, Xhemal Peroviq, thotë se mosfromimi i këtij këshilli, por edhe pasiviteti i pushtetit lokal për bashkëpunim më të mirë me sektorin civil, ndikojnë negativisht në transparencën e përgjithshme të vetëqeverisjes lokale.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio