Sociale Më shumë

OJQ-të i dorëzojnë Kuvendit propozimet e tyre

Prej tvteuta10:09, 7 Shkurt 2017

Në bazë të kërkesës që Shërbimi i Kuvendit të Komunës iu ka dërguar organizatave të shoqërisë civile, për të paraqitur propozimet e tyre për Programin e Punës së Parlamentit Lokal për vitin 2017, grupi OJQ-ve lokale i dorëzoi këtij shërbimi kërkesat e tyre, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me përmirsimin e transparencës në punën e pushtetit lokal, dhe bashkëpunimit me sektorin civil.

Të formohet KËSHILLI PËR ZHVILLIMIN DHE MBROJTJEN E VETËQEVERISJES LOKALE;

  • Të miratohet Vendimi për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Kryerjen e Punëve Publike;
  • Të formohet Këshilli për Bashkëpunimin e Vetëqeverisjes Lokale me OJQ-të;
  • Të miratohet Plani Lokal për Parandalimin e Sëmundjeve të Varësisë (i cili ndodhet në formë Drafti në sekretariatin përkatës);
  • Të sigurohet monitorimi i rregullt dhe vlerësimi i projekteve të financuara nga Buxheti i Komunës së Ulqinit, duke miratuar një Plan Monitorues të veçantë, me detyra te qarta për anëtarët e Komisionit;
  • Të publikohen në web-sajtin e Komunës emrat e anëtarëve të organeve drejtuese dhe këshillave drejtuese të ndërmarrjeve publike, themeluese e të cilave është Komuna e Ulqinit;
  • Në web-sajtin e Komunës të publikohen rregullisht të gjitha aktet që miraton Parlamenti Lokal;
  • Në web-sajtin e Komunës, krahas lajmërimit për mbledhjet e Kuvendit dhe rendit të ditës që është planifikuar, të publikohen edhe materialet e mbledhjeve dhe procesverbalet nga mbledhjet e mbajtura;
  • Të organizohet më së paku një takim pune (brenda vitit) i Kryetarit të Kuvendit, kryetarëve të klubeve të këshilltarëve me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të mëtejshëm, në përputhje me nenin 179 të Statutit të Komunës së Ulqinit.

Nga OJQ-të thonë se me qëllim të krijimit të politikave publike lokale sa më efektive dhe të promovimit të parimeve të qeverisjes së mirë e të marrëdhënieve të mira me sektorin civil, OJQ-të lokale i ofrojnë strukturave të Kuvendit angazhimin dhe ekspertizën e tyre.

  • 1

    Radio