OJQ Panda: Qentë endacak po sillen nga qytetet e tjera
Prej tvteuta25 March 2017
Nga Organizata joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve “Panda”, thonë se numri i qenve endacak në Ulqin është rritur kohët e fundit, dhe për këtë kanë njoftuar edhe organet e pushtetit loka. Ato kanë dorëzuar edhe padi ndaj personave të panjohur për shkak të helmimit të kafshëve, dhe kanë shprehur indinjatë për veprime të tilla. “Dyshohet se një numër i madh i qenve endacak po sillet në Ulqin nga qytetet e tjera , çka ka ndodhur më edhe më herët, por pushteti lokal nuk po bën gjë në këtë drejtim”, tha për televizioin përfaqsuesi i kësaj organizate Elvedin Zaganjor. Ato bëjnë apel që të mos lihen në harresë qentë që veç ndodhen në azil ,dhe u bëjnë thirrrje qytetarëve që tu ofrojnë atyre strehim sipas mundësive.