Sociale

Sociale Më shumë

OJQ “Horizonti i Ri” shënoj Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Prej tvteuta11 August 2017

OJQ “Horizonti i Ri” në kuadër të projektit “Të rinjtë kompetentë për pjesëmarrje”, shenoj Ditët Ndërkombetare të Rinisë.Në ambinetet e Këndit për të rinjë të Bibliotekes së Ulqinit të rinjtë diskutuan dhe shtruan pyetje ndaj politikbërësve lokal, duke shprehur shqetësimet e tyre dhe duke shtruar pyetje. Pyetjet që ato parashtruar, ishin mbi mungesën e ambienteve sportive, organizimet kulturore, arsimin si dhe mbi dukurinë e bixhozit dhe të narkomanisë. Në këtë ballafaqim të rinjtë u shprehen direkt dhe të vetëdishëm për problemet me të cilat ato ballafaqohen. Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u përgjigj ndaj tyre , duke mos gjetur zgjidhje konkretë në afat të shkurtër kohorë te problemeve të shpalosura nga të rinjtë, por duke i marrë të gjitha në konsideratë si çështje të cilat do të shqyrtohen me seriozitet nga ana e  Komunës. Drejtori ekzekutiv i Ojq “Horizonti i Ri” Nazif Veliq për Televizionin Teuta tha se realizimi i projektit “Të rinjte – Kompetentë për pjesëmarrje” ka për qellim trajnimin dhe aftësimin e 25 aktivisteve rinorë për lider rinie për ndërmarrjen e iniciativave rinore në komunitet dhe për nxitjen e pjesmarrjes së të rinjëve në procesin e vendimmarrjes. Ballafaqime të tilla janë më se të nevojshme , sepse kështu edhe udhëheqësit lokal mësojnë më nga afër problemet e të rinjëve, shtoj Veliq. Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet që nga viti 2000 ndërsa në komunën e Ulqinit këtë vit u shënua  për herë të parë.