OJQ Horizonti i Ri shënoi 20 vjetorin e themelimit

Prej tvteuta16:38, 6 Shtator 2019

Horizonti i Ri shënoi 20 vjetorin e themelimit me çrast organizoi edhe një koktej të rastit. Drejtori kësaj organizate,  Nazif Veliq,  tha se si organizatë, Horizonti i Ri  përgjatë dy dekadave ka qenë aktive në forcimin e demokracisë lokale dhe zhvillimin e shoqërisë civile në një komunitet të vogël e specifik, gjë që dëshmohet përmes seriozitetit dhe punës së palodhur. Që në fillimet e veta, Horizonti i Ri është angazhuar për një ndikim më të madh të qytetarëve, e veçanërisht të rinjve, në proceset e vendimmarrjes në nivelin lokal, për një komunitet aktiv, qytetarët e të cilit duhet të kenë ndjenjë të zhvilluar të respektit, përkatësisë dhe solidaritetit reciprok dhe të cilët angazhohen për të mirën e përbashkët. Kjo organizatë vazhdimisht ka qenë një vendtakim për OJQ-të lokale dhe ka shërbyer si pikë referimi për vizitat e përfaqësuesve të organizatave të tjera nga Mali i Zi dhe rajoni. Horizonti i Ri ka disa vite që luan rolin e Qendrës Lokale të Resurseve për OJQ-të lokale, por gjithashtu shërben edhe si një urë e mirë lidhëse midis autoriteteve vendore e institucioneve shtetërore me organizatat lokale të shoqërisë civile.

  • 1

    Radio