Sociale Më shumë

OJQ “Horizonti i Ri” realizoj projektin “Vetëqeverisja lokale proaktive dhe pjesëmarrja qytetare”

Prej tvteuta15:55, 14 Dhjetor 2017

OJQ “Horizonti i Ri” përmes seminarit “Qasja proaktive në informata në vetëqeverisjen lokale”, i cili iu dedikohet funksionarëve lokal, zyrtarëve të Administratës Vendore, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe medias, realizoj projektin “Vetëqeverisja lokale proaktive dhe pjesëmarrja qytetare”. Ky projekt u mbështet nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës, në kuadër të platformës WeBER për Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrësit e seminarit patën mundësi që të përfitojnë më shumë informacion dhe të diskutojnë për të drejtën për qasje të lirë në informata me rëndësi publike. Ligjeruesit ishin: Ana Gjurniq – Hulumtuese e politikave publike në Institutin Alternativa; Muhamed Gjokaj – Kryetari i Këshillit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasje të Lirë në Informata; Vuk Jankoviq – Koordinatori i Programit Juridik të MANS-it.

  • 1

    Radio