Ofertat për rrugën Ulqin-Krythë do të shqyrtohen përsëri
Prej tvteuta17 April 2017
Komisioni i ankesave ka verësuar si të drejtë ankesën e disa kompanive të cilat kanë konkuruar me ofertat e tyre për ndërtimin e rrugës Ulqin-Krythë. Komisioni i tenderit si fituese shpalli kompaninë Bemax, por ato humbëse u ankuan pasi ishin diskvalifikuar pa të drejtë. Komisioni për ankesa vlerësoi vërejtjet e tyre si të drejta dhe shqyrtimi i ofertave do të bëhet përsëri. Sipas mediave, ofertën më të favorshme prej 5,4 milionë eurove e kishte ofruar kompania Tehnoput, por komisioni i tenderit në mënyrë të padrejtë ia kishte caktuar kompanisë Bemax, e cila kishte ofertën më të shtrenjtë prej 6,9 milionë eurosh.