Sporti Më shumë

Nxenesit nga Ulqini u nisën për në shkollën e skijimit

Prej tvteuta20:27, 8 Shkurt 2018

98 nxënës dhe tre profesorë të edukatës fizike nga  gjimnazi publik  “Vëllazërim Bashkim” , u nisën gjatë ditës së enjte për në shkollën e skijimit.  Janë më se 10 vite që nxënësit e kësaj shkolle realizojnë pushimet dimërore në të cilat në fokus është mësimi i një sporti mjaft atraktiv , siç është skijimi, shprehet për Televizionin Teuta profesor Rrok Lulgjuraj. Skijimi për nxënësit duhet të jetë më shumë se sport, por një kulturë , dhe për këtë më vjen mirë edhe për përkrahjen montare që do të gjejmë nga Komuna e Ulqinit si dhe nga sponzoret e tjerë siç janë afaristët e Ulqinit shton profesor Lulgjuraj. Stacionimi i tyre është Zhablaku dhe do të qëndrojnë deri ditën e diel.

  • 1

    Radio