Nxënësit e SHMP “Vëllazërim-Bashkim” fitues te medaljeve në Gastro Kup
Prej tvteuta16:44, 12 Mars 2019
Nxënësit e klasës së parë të SHMP “Vëllazërim-Bashkim” Nikollina Vujosheviq dhe Astrit Resuloviq në garat shtetërore në gastronimi “Gastro kupa 2019”, kanë arritur të fitojnë tre medalje. Nikollina Vujosheviq ka fituar medaljen e artë në përgatitjen e ushqimit me mish pule, kurse medaljen e bronztë për dezert. Astrit Resuloviq për përgatitjen e ushqimit me brumë, ka fituar medaljen e argjendët.
Mentori dhe profesori I gastronomisë Dejan Aleksiq deklaroi për TV Teuta se kushtet në të cilat nxënësit e kryejnë praksën janë shumë të mira, dhe shpreson që edhe nxënësit tjerë do të kenë mundësi të garojnë në të ardhmen.