Sociale Më shumë

Nxënësit e shkollave të mesme vizituan Kuvendin e Ulqinit

Prej tvteuta16:13, 19 Dhjetor 2019

Një grup i nxënësve nga shkollat e mesme të Ulqinit vizituan sot Kuvendin Komunal, ku u pritën nga vetë kryetari Ilir Çapuni dhe bashkëpuntorët e tij. Kjo vizitë ishte në kuadër të projektit për të rinj “Zëri im në komunën time” që realizohet nga OJQ “Horizonti i Ri”, me përkrahjen e Ministrisë për administratë publike. Ky projekt ka disa muaj që ka filluar dhe qëllimi i tij është që të rinjtë të njoftohen sa më mirë me procesin e vendimmarrjes në institucionet lokale, tha për TV Teuta drejtori ekzekutiv i “Horizontit të Ri”, Nazif Veliq. Gjatë qëndrimit në Kuvend, nxënësve iu drejtua vetë kryetari Çapuni, i cili i njoftoi ata me punën e këtij institucioni dhe rolin e tij në administratën lokale. Nxënësit gjithashtu u drejtuan edhe me pyetje konkrete për mënyrën e funksionimit të Kuvendit, mundësinë e pjesmarrjes së të rinjve në vendimmarrje dhe aktivitetet që Komuna e Ulqinit realizon për të rinjtë e qytetit.  

  • 1

    Radio