TURIZËM Më shumë

Nxënësit e gjimnazit të Ulqinit marrin medaljen e argjendtë në “Tregun turistik”

Prej tvteuta14:57, 16 Maj 2019

Nxënësit e gjimnazit “Vëllazërim-Bashkimi” nga Ulqini morën pjesë në garën rajonale me emrin “Tregu turistik”, në të cilin përfaqësohen destinacionet turistike me temën “Vendi im-destinacioni më i mirë”. Në këtë garë , përveç nxënësve nga Mali i Zi, merrnin pjesë edhe nxënës nga 12 shkollat e Serbisë dhe Maqedonisë. Nxënësit Filip Kikoviq dhe Amella Metoviq, të drejtimit turistik në gjimnazin e Ulqinit, arritën që në këtë kompeticion të marrin medaljen e argjendtë. Ata të dy e prezantuan Ulqinin me anë të adaptimit të legjendës së Servantesit dhe Dulçinesë, me specialitete si luleshega, vaji i ullirit dhe ullinjtë, si dhe me material promovues të dizenjuar nga vetë ata. Mentorja dhe mësimdhënësja e tyre Milica Çarmak, vlerësoi lart punën dhe angazhimin e nëxënësve, dhe shprehu pakënaqësi për mungesën e përkrahjes nga ana e Organizatës turistike nacionale.

  • 1

    Radio