Kulturë Më shumë

Nxënësit e gjimnazit përsëri në skenë

Prej tvteuta14:13, 18 Maj 2015

Në amfiteatrin e qendrës për kulturë u mbajt shfaqa Pro amaterët e përgaditur nga nxënësit e gjimnazit publik. Shfaqa ishte e ndarë në gjashtë pjesë, ku trajton tema të ndryshme shoqërore.
Duke qenë se gjimnazi nuk ka deg të profiluar të aktrimit, por këtë shfaqe jepen nga nxënësit që e kanë pasion dhe hobi artin vjen edhe ky titull.
Dëshira e këtij grupi të të rinjëve i formuar që para një viti ishte që ato të përkushtohen vet maksimalisht në çdo detaj të kësaj komedije, duke filluar që me shkruarjen e skenarit.
Këta nxënës arritën që për një orë e gjysëm të argëtojnë publikun që ishte i pranishëm. Ato edhe një here dëshmuan se qytetarët e Ulqinit e ndjenë mungesën e një teatri, pasi që edhe pse amatera ato u duartrokitën dhe u mirëpritën nga publiku.

  • 1

    Radio