Sociale Më shumë

Nxënësit dhe arsimtarët shqiptar të Malit të Zi priten nga Presidenti Nishani

Prej tvteuta11:20, 16 Maj 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, priti dje në Presidencë nxënës dhe arsimtarë që jetojnë në trevat shqiptare të Malit të Zi, saktësisht nga Ulqini, Tuzi, Plav, Gucia dhe Rozhaja.

Presidenti Nishani e vlerësoi si tepër të veçantë praninë e tyre në kryeqytetin shqiptar, Nishani kërkoi që shkëmbimi i komunikimit mes të rinjve të jetë i vazhdueshëm për të njohur më shumë njëri – tjetrin, por edhe traditat të kombit shqiptar.

Me ftesë të vetë Presidentit Nishani, ato kaluan një fundjavë në Shqipëri, ku u njohën më shumë me Shkodrën, Durrësin, Beratin, Krujën dhe Tiranën.

  • 1

    Radio