Sociale Më shumë

Numri i nxënësve për çdo vit më i vogël(VIDEO)

Prej tvteuta15:52, 26 Janar 2015

Gjymëvjetori i dytë i vitit akademik 2014/2015 ka filluar. Nxënësit kishin pushim nga 30 dhjetori i vitit të kaluar, deri me  26 janar. Në Qendrën shkollore të kombinuar “ Vëllazërim Bashkim “ kanë arritur gjatë kësaj periudhe ti përfundojnë të gjitha punët administrative duke përfshirë këtu edhe analizën e rezultateve të  suksesit dhe sjelljes së nxënësve .

Në këtë institucion të mesëm arsimor, mësimin e ndjekin 944 nxënës, të ndarë në 38 paralele,ku 12 në gjuhën malazeze, ndërsa 26 paralele në gjuhën shqipe.

“Këtë vit kemi numër më të vogël të nxënësve, saktësisht një paralele më pak”,- shprehet Katane. Ai  duke folur për analizën e suksesit shprehet se është i kënaqshëm rezultati i nxënësve që ndjekin gjimnazin e përgjithshëm pasi aty kemi nxënës të përzgjedhur, më shumë se 60% të tyre kanë rezultuar me sukses pozitiv,por ky rezultat është shumë më i dobët kurë janë drejtimet profesionale në pyetje, ku 50% të nxënësve kanë pasur rezultat negativ- shprehet drejtori Katana

Gjatë pushimit dimëror në Qendrën shkollore janë mbajtur edhe provimet me korrespodencë për 43 nxënës. Nxënësit që i nënshtrohen provimeve të një viti duhet paguar 500 euro.

Kjo shkollë posedon të gjitha kabinetet e mundshme për zhvillim të rregullt të mësimit,të pajisur me teknikën e nevojshme. Sa i përket kuadrove edhe në këtë aspekt janë të plotësuara kriteret.

  • 1

    Radio