Numri i të infektuarve në Mal të Zi shkon në 105
Prej tvteuta10:40, 31 Mars 2020

Ditën e djeshme në Mal të Zi janë kryer 114 teste për sëmundjen e koronavirusit nga të cilët 14 raste kanë rezultuar pozitiv, njoftojnë nga Instituti për shëndet publik. Numri më i madh i tyre është regjistruar në Podgoricë 38, dhe në Tuz 33, kurse në qytetet e tjera numri është disa herë më i vogël.