Numri i të burgosurve është rritur 5.6%

Prej tvteuta23:17, 4 Prill 2019

Mali i Zi është  radhitur ndër vendet që kanë  rritjen më të madhe të numrit të të burgosurve, që  deri në fund të janarit të vitit të kaluar ishte 1,141,që ka shënuar  një rritje prej  5,6 % në krahasim me vitin 2016 ,thuhet në një raport të Këshillit Evropian për gjendjen  në burgje në vitin 2017,dhe 2018.

 Sipas raportit të Këshillit të Evropës, në vitin 2017,  në burgjet e Malit të Zi janë regjistruar  vetëm 3 vdekje dhe asnjë vetëvrasje

Në grupin e vendeve me rritjen më të madhe të numrit të të burgosurve, siç është përcaktuar në analizën e grupit të ekspertëve nga Universiteti i Lozanës, vendin e parë e mbanë  Islanda, ku  përqindja është 31.5 , e ndjekur nga Danimarka dhe Italia me 7.2 përqind, si dhe Holanda ku numri i të burgosurve është rritur me 6.7 për qind.

  • 1

    Radio