Rajoni/Bota Më shumë

Numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri shkon në 10. Dy raste të reja në Serbi

Prej tvteuta15:42, 10 Mars 2020

Numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10, kanë njoftuar nga ministria e shëndetësisë. Në komunikimin me mediat, zv. Ministrja e Mira Rakacolli deklaroi se pritet një rritje e numrit të rasteve duke kërkuar nga qytetarët respektimin rigoroz të urdhërave dhe të masave të përcaktuara nga autoritetet. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj apeloi qytetarët që të mos drejtohen menjëherë në spital por nëse kanë histori udhëtimi dhe një nga shenjat e sëmundjes të telefonojnë në numrin 127. Autoritetet shëndetësore apeluan edhe njëhrë për respektimin e kufizimeve në lëvizje, frekuentimin të ambienteve me shumë njerëz, dhe respektimin e masave të higjienës personale. Ndërkohë edhe Serbia ka njoftuar për dy raste të reja me këtë sëmudjes. Sipas mediave bëhet fjalë për dy vajza të reja në rajonin e Beogradit.

  • 1

    Radio