Rajoni/Bota Më shumë

Numërohen 99.23% e votave – LVV ka 47.88%, PDK 17.36%, LDK 13.08% dhe AAK 7.40%

Prej tvteuta18:36, 15 Shkurt 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99.23 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën të dielën e 14 shkurtit 2021. Sipas rezultateve në faqen zyrtare të KQZ-së përqindja e votave për katër partitë e para është kjo: LVV 47.88%, PDK 17.36 %, LDK 13.08 %, AAK 7.40 %. Ndryshe, Kosova një ditë më parë ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhje këto që u vlerësuan fer dhe demokratike. Po ashtu, Policia e Kosovës vlerësoi se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe pa incidente serioze Dalja në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ishte 45.56 për qind. Gjithashtu edhe Avokati i Popullit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka vëzhguar për së afërmi zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nga ajo që është raportuar nga terreni, Avokati i Popullit konsideron se në tërësinë e vet, procesi zgjedhor është zhvilluar në një atmosferë të sigurt, i qetë, i lirë e demokratik”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio