Sociale Më shumë

Numër i madh i puntorëve të huaj në Mal të Zi

Prej tvteuta10:06, 23 Dhjetor 2016

Tregu i punës në Mal të Zi karakterizohet nga një vëllim të madh i të huajve, çka përbën dallim në krahasim me punësimin e tyre në vendet e tjera. Kjo është e pranishme prej kohës, por vitet e fundit është në rritje të vazhdueshme. Analistët e  tregut të punës thonë se shkaqet e shumta të këtij fenomeni janë deficiti në ofertën e disa sektorëve, sidomos atë të ndërtimit dhe turizmit, si dhe papunsia e lartë në vendet e rajonit. Në vitet 2013, 2014 dhe 2015 kishte më shumë të punësuar sezonal  të huaj se sa punëtorë vendas.

Vitin e kaluar janë dhënë 16,811 leje për punë dhe punësimin e të huajve, çka është   27.7 për qind më pak se në vitin 2014 kur u dhanë rreth  23.000 leje. Megjithë  stimulimet e shumta për punësimin e puntorëve vendas, punëdhënësit vazhdojnë të punësojnë të huajt, kjo për faktin se në vend ka tepricë të profesioneve të panevojshme, kurse mungesë të atyre që kërkon tregu i punës.

  • 1

    Radio