Nuk votohet ligji: Nimanbegu kërkon kompetenca më të larta të komunave
Prej tvteuta27 September 2017
Kuvendi i Malit të Zi dje duhej të votonte për propozim ligjin e ri për planifikim hapsinor, i cili parashikonte disa ndryshime të rëndësishme, por nuk gjeti përkrahjen e duhur të deputetëve. Kundër disa zgjidhjeve të këtij ligji ishin deputetët e partive të pakicave, sidomos ai shqiptar Genci Nimanbegu, i cili e konsidroi të paparanueshëm anashkalimin e komunave në procesin e vendimarrjes për planifikimin e hapsirës së territorit të tyre. Ai i vlerësoi pozitive disa ndryshime të parashikuara me këtë ligj, por kërkoi që komunat të kenë të drejtë miratimi dhe jo vetëm pëlqimi në planifikim. Ministri i zhvillimit të qëndreushëm dhe turizmit, Pavlle Radulloviq, u tregua i gatshëm të pranojë sugjerime për përmirsmin e ligjit, por jo edhe ndryshimin e konceptit themelor të tij. Pritet që për ndryshimet të diskutohet në ditët në vazhdim dhe në rast marrëveshjeje ligji të votohet në seancën e rradhës.