Aktuale Më shumë

Nuk u arrit që të merret titulli i kryeqytetit të Kulturës Evropiane

Prej tvteuta15:11, 24 Shtator 2023

Marrja e titullit Kryeqytet i Kulturës Evropiane u dha shumë njerëzve shpresën se zhvillimi jo vetëm i kulturës dhe arsimit, por edhe i turizmit dhe i ekonomisë do të përshpejtohet në Budva dhe Bokë. Shumë besonin se kjo do të tërhiqte investitorë të huaj dhe do të përmirësonte jetën e qytetarëve.
Kryeqyteti i Kulturës Evropiane është një titull që duhet të kishte kontribuar në zhvillimin e industrive kreative, kulturës dhe ekonomisë, dhe rrjedhimisht në jetën e banorëve të Budvës, Bokës dhe mbarë vendit.
Anëtarja e ekipit kandidat të Budvës dhe Bokës, Millena Llubarda Marojeviq thotë se edhe arritja në finale është sukses, sepse i ka paraprirë krijimi i projekteve të shumta që mund të përmirësojnë kulturën në Budva dhe Bokë.
“Fakti që në Budva ende nuk kemi ambientet e bibliotekës, e cila është institucioni më i vjetër në qytet, që ajo nuk ka një hapësirë ​​fikse në të cilën të funksionojë, se nuk kemi hapësirë ​​për shfaqje teatrale, për koncerte, këto janë disa gjëra që duhet t’i zgjidhim dhe është mirë që tani është folur, që kemi arritur në këtë nivel që të bëhet e qartë për të gjithë dhe të bien të gjitha alarmet dhe të jetë e qartë për ne se duhet ta zbatojmë”, thotë Llubarda Marojeviq.
Kryetari i Këshillit për Kulturë të Komunës së Budvës, Predrag Zenoviq, beson se Budva dhe Boka kishin vizion artistik dhe libër konkursi më të mirë se Shkupi. Ai paraqet edhe pikëpamjen e tij për arsyet pse mungoj fitorja.
”Njerëzit që ishin në prezantim nuk ishin njerëzit që konceptuan vetë librin, dhe kjo mund të ketë çuar në një mospërputhje, pasi paneli mund të vërejë lehtësisht kur është një ekip që nuk është në linjë, nuk e kupton thelbin e vetë librit, pra vizionin artistik dhe programor që ka ai libër”, shpjegon Zenoviq.
Edhe pse raporti i Komisionit Evropian do të arrijë në nëntor, delegacionit tonë në Bruksel u tha se cilat mund të jenë arsyet pse Budva dhe Boka nuk morën statusin e kryeqytetit të kulturës evropiane.

 

  • 1

    Radio