Politikë

Aktuale Më shumë

Nuk na pengojnë protestat për në NATO

Prej tvteuta5 November 2015

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq ka theksuar se nuk mendon se protestat e organizuara nga Fronti Demokratik janë pengesë për NATO. Ai në “Orën qytetare me Krivokapiqin”, të organizuar nga Qendra për Tranzicionin Demokratik me rastin e tre vjetorit të themelimit të Info-Qendrës, ka theksuar se “në të vërtet protestat janë sfidë për shtetin që ti tregojë kapacitetet e veta demokratike”. Ai konsideron se ndarjet e identitetit janë  të imponuara nga jashtë dhe do ti zvogëlojë zhvillimi demokratik. Kryetari i parlamentit ka theksuar edhe  se kundërshtarët e NATO-s janë bërë sekretar të përgjithshëm të aleancës. Duke folur për situatën aktuale politike  në Mal të Zi ka theksuar se hapësira politike  është e kontaminuar dhe se është e ngjashme me vitet  90-ta.