Politikë

Aktuale Më shumë

Nuk kalon drafti për organizatat ekstremiste

Prej tvteuta10 November 2022

Komisioni për Sistemin Politik dhe Gjyqësor nuk e mbështeti Projektligjin për Ndalimin e Organizatave Nacionaliste Fashiste dhe përdorimin e simboleve të tyre, të propozuar nga kryetari i Partisë Liberale Andrija Popoviq. Tre deputetë votuan për propozimin ndërsa pesë prej tyre abstenuan. Popoviq, në fillim të seancës tha se jemi të obliguar ta ruajmë vlerën e antifashizmit. “Kjo është arsyeja pse u krijua projektligji për ndalimin e organizatave nacionaliste fashiste, neofashiste dhe ushtarake dhe përdorimin e simboleve të tyre – me qëllim parandalimin e nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore ose fetare midis qytetarëve në Mal të Zi”. Deputeti i Frontit Demokratik , Dragan Bojoviq, tha se zgjidhja ligjore është e formuluar në mënyrë të pasaktë. “Nne e dimë se nazizmi përfaqëson një formë edhe më ekstreme të ideologjisë në krahasim me ideologjinë fashiste”, tha Bojoviq. Boris Mugosha nga Socialdemokratët, tha se ky propozim ka qenë në procedurë për dy vite dhe se gjatë asaj kohe nuk kanë marrë mendim “Nëse kërkojmë një fije floku në  vezë, do ta gjejmë gjithmonë. Megjithatë, mendoj se ky ligj është në përputhje vlerat universale dhe nuk ka objektiv  askënd”, tha Mugosha. Ai shtoi se negativiteti i veprimeve të disa organizatave është vërtetuar dhe se ky propozim është me vlerë dhe synon lehtësimin e brezave të rinj nga fantazmat e së kaluarës.