Nuk ka teste për gripin sezonal
Prej tvteuta30 December 2016
Në Institutin për Shëndetit Publik nuk ka reagents për analizën e gripit sezonal, teste nuk do të ketë deri në fund të janarit, meson jozyrtarisht “ Pobjeda” . Nga Instituti gazetës në fjalë nuk ju kanë konfirmuar këtë informacion,dhe nuk janë përgjigjur në pyetjen se cila është arsyeja e mungesës së reagentsit në mes të gripit sezonal. Deri më tani në Mal të Zi gripi sezonal A (H3) në mënyrë laboratorike është konfirmuar në 107 njerëz, ndërsa javën e kaluar në 57 pacientë. Në Mal të Zi, javën e kaluar, siç ishte njoftuar nga Instituti, është regjistruar vdekja e tretë nga gripi në këtë vit. Bëhet fjalë për një grua moshës 55 vjeç,e cila kishte sëmundje kronike dhe nuk u vaksinuar kundër gripit sezonal.