Rajoni/Bota Më shumë

Nuk ka raste të koronavirusit në Shqipëri dhe Kosovë

Prej tvteuta10:33, 26 Shkurt 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin këshillat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas Ramës, në lidhje me këtë  nuk ka vend për panik dhe nëse ditët a javët në vijim do të duhet përballur me këtë virus, qytetarët duhet të jenë të sigurt se do ta kalojnë. Ndërkohë, edhe në Kosovë personat që janë dyshuar se mund të jenë bartës të kësaj sëmundjeje dhe që kanë ardhur nga Italia, kanë rezultuar negativ.

  • 1

    Radio