Aktuale Më shumë

Nuk ka ndryshim date! KARISMA CAREER DAY të premten me 2 shkurt 2018 në orën 10:00

Prej tvteuta12:44, 1 Shkurt 2018

Komuna e Ulqinit, si bashkëorganizatore e Karisma Career Day, që do të mbahet të premten, me 2 shkurt 2018 në orën 10:00, në sallën e madhe të KK Ulqin, demanton lajmin e publikuar në portalin UL-INFO që ka ndryshim në datën dhe kohën e organizimit të aktivitetit. Pa hyrë në analizimin e motiveve të publimit të lajmeve të pavërteta, përfaqësuesit e Komunes së Ulqinit janë të mendimi që është në interes të të gjithë qytetarëve që ky aktivitet të jetë i sukseshëm dhe sa më shumë qytetarë të Ulqinit të mirëinformohen për mundësitë e punësimit në këtë kompani. Ky aktivitet në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me fushatën dhe zgjedhjet, dhe se vetë përfaqësuesit e kompanisë kanë propozuar këtë datë.

Komuna e Ulqinit fton te gjithe gazetarët dhe mediet që verifikimin e lajmeve, ku Komuna është bashkëorganizator, ta bëjnë në Komunë të Ulqinit, si institucion zyrtar i pushtetit vendor, e jo tek portalet ku publikohen lajme pa origjinë dhe autor.  Poashtu ju ftojmë të gjithëve që në mënyrë sa me profesionale të publikoni këtë demant për t’i minimizuar efektet e dëmëshme të lajmeve të pavërteta.

  • 1

    Radio