Sociale Më shumë

Nuk ka mungesë tregu por nevojitet strategji e duhur

Prej tvteuta10:02, 4 Shkurt 2017

Në prezantimin e Agrobuxhetit për vitin 2017 si dhe programit IPARD LIKE, i cili u mbajt dje në restoranin Lamiga në Katërkollë, bujqit e Komunës së Ulqinit shpalosen edhe mjaft probleme me të cilët përballen , sidomos në shitjen e prodhimeve të tyre. Një nga problemet më të diskutuara ishte mosgrumbullimi i prodhimeve qumshtore si dhe mungesa e tregut për disa nga prodhimet më të kultivuara.

Drejtoresha e Entit për bujqësi Danijella Stolica, tha për televizionin Teuta se mungesë tregu nuk ka duke pasur parasysh se Mali i Zi importon sasi të mëdha ushqimi, por  se nevojitet një strategji e duhur prodhuese, e cila do të orientonte bujqit drejt prodhimeve të kërkuara. Sa i përket grumbullimit të qumështit, ajo cilësoi se ky problem po takohet gjithnjë e më tepër, dhe se zgjidhje mund të jetë ndërtimi i një qumështoreje në Komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio