Slider Më shumë

Nuk është raportuar asnjë rast me fluron

Prej tvteuta19:52, 13 Janar 2022

Për momentin në Mal të Zi nuk ka dyshim se nuk është regjistruar asnjë rast me fluron, përkatësisht infeksion i kombinuar me grip dhe koronavirus, tha drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Igor Galiq.

“E përcjellim sezonin e gripit me procedurat tona standarde. Prandaj, propozohet vaksinimi kundër gripit. Është e pritshme që diçka e tillë të ndodhë edhe në vendin tonë dhe nëse ka raste të tilla do ta informojmë opinionin”, tha Galiq në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi.

Galiq tha se vaksinimi varet edhe nga koha kur do të përfundojë pandemia. Për momentin, fatmirësisht, siç tha ai, barrën më të madhe e mban niveli primar i shëndetësisë dhe ata që merren me diagnostifikim.

“Ka pasur një rritje të papritur të numrit të infektuarve, por tani për tani numri i të vdekurve dhe të shtruarve në spital nuk e ndjek këtë trend”, tha Galiq.

Ai vlerësoi se masat e mëparshme dhanë rezultat.

  • 1

    Radio