Aktuale Më shumë

Nuk e përjashtoj një marrëveshje me FMN-në, nuk do të ketë zgjedhje parlamentare këtë vit

Prej tvteuta14:26, 4 Shkurt 2023

Ministri malazes i financave në mandat teknik, Aleksandar Damjanoviq, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se huamarrja, e cila është paraparë në buxhetin e këtij viti, është duke u diskutuar sërish me bankat partnere dhe ka paralajmëruar një marrëveshje të re kredie në shkurt. Damjanoviç nuk e përjashton mundësinë e një marrëveshjeje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në rast të përkeqësimit të kushteve të tregut, por thekson se kjo nuk është duke u shqyrtuar aktualisht.

Duke komentuar krizën politike në Mal të Zi, Damjanoviq thotë se nuk pret që këtë vit të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, për të cilat insistojnë disa parti politike dhe opinioni, si dhe SHBA-ja dhe BE-ja.

Megjithatë, ai pret që diskutimi i shumicës parlamentare për qeverinë të vazhdojë, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 19 marsit. Nga e hëna ai paralajmëron edhe bisedime mes një pjese të mazhorancës parlamentare dhe qeverisë për një kandidat të mundshëm për president.

Damjanoviq ka komentuar për Zërin e Amerikës situatën politike dhe ekonomike në Mal të Zi gjatë vizitës së tij në Uashington, ku mori pjesë në Mëngjesin e Namazit dhe ndër të tjera ka biseduar me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.

  • 1

    Radio